Gjatë 24-orëve të fundit në vend, nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 46 raste të reja nga 690 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë.
Lajmi mirë për sa i përket personave të shëruar ku vetëm në 24-orët e fundit, janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 24 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 272,206 që nga fillimi i epidemisë.
NJOFTIMI I PLOTË I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 690 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 46 qytetarë, në këto bashki:
28 në Tiranë, 3 në Durrës, Lushnje, Patos, 1 në Kukës, Kurbin, Fier, Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Korçë.
Janë 282 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,206 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Maj 2022)
Raste të reja ditore 46
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 690
Testime totale 1,825,104
Raste pozitive 275,985
Raste të shëruara 272,206
Raste Aktive 282
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 185
Korçë 19
Fier 16
Gjirokastër 15
Shkodër 13
Vlorë 12
Elbasan 7
Durrës 6
Lezhë 4
Dibër 2
Berat 2
Kukës 1