VIDEO/ Arsenal me armë zjarri, arrestohet 36-vjeçari. Pas informacioneve, policia i hyri në banesë, zbuloi edhe…

Jul 10, 2020 | 8:31
SHPËRNDAJE

armetNje person eshte vene ne pranga pasi iu gjet ne banese arsenal me armë zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë, gjate operacionit antikanabis te koduar “Radovicka”.

 

NJOFTIMI 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura