Videoskandali, arrestohet Shukri Xhelili, akuzohet për korrupsion pasiv

May 16, 2016 | 19:54
SHPËRNDAJE

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është arrestuar ditën e sotme për videoskandalin që tronditi vendin.

Shukri XheliliShukri Xhelili u filmua në hotel me një vajzë, së cilës i kërkonte seks në këmbim të një pune në Bashki. Vendimi për arrestimin e tij u dha nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Shukri Xhelilin, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A. për një vend pune”, thotë një njoftim i Policisë, që njofton se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës dhe se Shukri Xhelili gjendet pas hekurave.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 16 Prill 2016, rreth orës 19 e 45, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në ekzekutim të vendimit nr 99 datë 16.05.2016 të Gjykatës Shkallës së parë për Krimet e Rënda, ekzekutoj masën e sigurisë “Arrest ne burg” për shtetasin Shukri Xhelili,56 vjeç, si i dyshuar për veprën penale ” Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i KP, në kuadër të procedimit penal nr 100 të vitit 2016 rregjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në Tiranë nga Strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura