Arrestohet punonjësi në aeroportin e Rinasit dhe një 23-vjeçare, detaji në deklaratat e vajzës që u nxori zbuluar mashtrimin

Jan 3, 2020 | 11:04
SHPËRNDAJE

rinas

Një 23-vjeçare dhe një punonjës i skanerit në aeroportin e Rinasit janë arrestuar sot nga policia kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Arrestimi i Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat u bë si e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Në bashkëpunim me specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë u organizua puna dhe pas hetimeve të para hetimore rezultoi se:

Shtetasi R. K., punonjës i aeroportit të Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K..

NJOFTIMI I PLOTE

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë vitit 2019 nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihme, kundrejt fitimit, për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme u finalizua me sukses operacionin e koduar “NEW START”, si rezulatat i të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat. Arrestimi i saj u bë si e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, në terminalin në varësi të TIA-s. Ky shtetas ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

Arrestimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Në bashkëpunim me specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë u organizua puna dhe pas hetimeve të para hetimore rezultoi se:

Shtetasi R. K., punonjës i aeroportit të Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K..

Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, pasi dyshohet se kanë pajisur edhe shtetas të tjerë me dokumente të falsifikuara, që do t’i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura