Kapet personi që sulmoi me gurë Qendrën Shëndetësore në Elbasan, pas arrestimit policia… e lë të lirë

Nov 21, 2020 | 17:01
SHPËRNDAJE

Autori i sulmit të Qendrës Shëndetësore në lagjen ‘Skënderaj”, në Elbasan ka rënë në pranga.

Referuar njoftimit të policisë së qytetit bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi A.B., banues në Elbasan.

Pas arrestimit A.B., është proceduar në gjendje të lirë  për veprën penale “Shkatërim i pronës”, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë  për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan,  pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat  e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura