Arrestohet në Rinas i riu nga Sri Lanka duke tentuar të…ja çfarë mbante me vete. Policia kishte informacine për të

Mar 18, 2020 | 15:43
SHPËRNDAJE

koronavirus-rinas10

Një i ri nga Sri Lanka është arrestuar në flagrancë në Rinas në një operacion nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ai u kap duke tentuar të udhëtojë në Gjenevë, Zvicër, me një kartë identiteti franceze të falsifikuar.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 27 vjeç, banues në Sri Lanka, pasi në bazë të informacioneve që dispononte Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme për këtë shtetas, u kap në flagrancë në Rinas, duke tentuar të udhëtojë në Gjenevë, Zvicër, me një kartë identiteti franceze të falsifikuar.
Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 62 vjeç, banues në Londër, Angli, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin R. K., kundrejt përfitimit, duke i siguruar kartë identiteti franceze të falsifikuar“, beri me dije policia e Tiranes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura