Arrestohet në kufi biznesmeni shkodran, në punishten e fabrikës së tij ishte zbuluar…

Nov 19, 2019 | 13:35
SHPËRNDAJE

Muriqan-dogana1

Ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore, arrestohet nga policia e Shkodrës pronari i një punishteje.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Shkodër u ndalua shtetasi në kërkim G. B. 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.

Policia thotë se ai u ndalua nga shërbimet e pikës kufitare në Muriqan.

“Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë”, tha policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura