Arrestohet në gjendje të dehur në timon, 60-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar një të mitur. Policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Jan 18, 2020 | 13:50
SHPËRNDAJE

policia lezhe

Arrestohet në kushtet e flagrancës V.N., një 60 vjeçar banues në Lezhë, pasi ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qënë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendje të dehur “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura