Arrestohet edhe autori i dytë për plagosjen e nënë e bir. Kush janë dy vëllezërit e përfshirë në konflikt për një vend parkimi

Feb 23, 2021 | 22:37
SHPËRNDAJE

Një konflikt për vend parkimi ka përfunduar në plagosjen e nënë e bir, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, në Durrës.

Burime për “Panorama” konfirmojnë se është arrestuar autori kryesor i plagosjes, Erges Juba, i cili ka shkrepur edhe armën, që përfundoi me plagosjen e 23-vjeçarit Flamur Çerma, së bashku me nënën e tij.

Mësohet se në vendngjarje ka qenë Erges dhe Zyber Juba, vëllezër mes tyre dhe fillimisht janë konfliktuar me sende të forta, e më pas kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar.

Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është duke vijuar hetimet në për ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura