Arrestohet 33-vjeçari në Kamëz, policia jep detajet e para. Çfarë iu gjet në banesë

Oct 5, 2019 | 10:47
SHPËRNDAJE
Foto ilustrin
Foto ilustrim

Arrestohet nga policia një 33 vjeçar me banim në Kamëz, pasi pas kontrollit ne banese, policia gjeti nje arsenal armesh dhe sende te kundraligjshme.

“Bashkëpunimi komunitet-polici, vë në pranga një 33-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.5, operacioni policor i koduar “Titanium”. Sekuestrohen armë zjarri, pushkë sportive, fishekë luftarakë, armë të ftohta, dhe sende të tjera të kundraligjshme”, njofton Policia e Tiranes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, mbi bazën e informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas mbante në banesë armë zjarri e sende të tjera të kundraligjshme, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Titanium”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gj. M., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një armë zjarri pistoletë; një pushkë sportive; 92 fishekë luftarakë; një thikë; një shufër metalike; 11 ora dore dhe një set me enë kuzhine, të kundraligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura