Arrestohen dy turq në Portin e Durrësit, policia jep detaje. Kishin planifikuar …

Mar 6, 2020 | 8:43
SHPËRNDAJE

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq ne Portin e Durresit, pasi kishin planifikuar te kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.porti-durres

Policia ben me dije se ka vene ne pranga I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç, të dy shtetas turq.

“Ata kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç, të dy shtetas turq, pasi më datë 05.03.2020, në P. K. K. Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura