Arrestohen 4 persona në Tiranë, policia nxjerr detajet. Ja pse akuzohen

May 25, 2020 | 12:14
SHPËRNDAJE

Kater persona jane arrestuar ne flagrance ne Tirane. Policia e Tiranes ka dhene detaje lidhur me aksionin e bere ne 24 oret e fundit per parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.policia-tirane_1_3_14_03

Nderkohe qe kater persona jane arrestuar, dy te tjere jane proceduar penalisht dhe ndiqen ne gjendje te lire.

Nje nga te arrestuarit, kishte thyer masen e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i ka vjedhur motorrin e shtetasit O. T.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më datë 24.05.2020, rreth orës 20:00, ka vjedhur motorrin e shtetasit O. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit N. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• M. M., 35 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l;

•A. Th., 48 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;

Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor filloi procedimi penal për shtetasit:

•F. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale I. Z., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•F. V., 31 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin B. L., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura