Arrestohen 4 persona në Tiranë. I riu kanosi me thikë pronarin e lokalit, të tjerët… Ja detajet

Sep 16, 2020 | 10:42
SHPËRNDAJE

Kater persona jane vene ne pranga ne Tirane gjate 24 oreve te fundit, te akuzuar për vepra të ndryshme penale.policia tirane

Policia e kryeqytetit ka dhene detaje lidhur me arrestimet e kryera dhe akuzat qe kane cuar ne pranga 4 shtetas.

Njeri prej tyre, shtetas algjerian ka kanosur me thike pronarin e lokalit ne rrugen  “Ibrahim Rrugova”, nderkohe qe me pare kishte shkaktuar probleme aty, duke prishur qetesine publike.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura