Arrestimi i autorëve të grabitjes së Postës në Krujë, reagon Rama: Një tjetër provë e goditjes së krimit

Nov 7, 2019 | 15:28
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të autorëve të grabitjes së postës në Krujë pak ditë më parë ka reaguar kryemisnityri i vendit, Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama shprehet se kjo është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar.

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK”, shkruan Rama.rama-kryeministri3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura