Ambasada e SHBA kërkoi hetim të plotë për Tahirin, reagon ish-ministri: S’besoj kurrë se është kthyer në…

Nov 20, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas një njoftimi të ambasadës amerikanë në Tiranë, që më herët gjatë kësaj të marte, njoftoi se, pret “që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”.

“Siç nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot”, shprehet Tahiri në një postim në rrjetet sociale, duke sulmuar edhe gazetarin Andi Bushati, për një deklaratë të këtij të fundit.

Reagimi i Tahirit

Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot!

Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi.

Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin publik soji ketyre ketu.

Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italise prej nga ku mora drejtesine qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligesise se vet.

Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot.

Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!

Reagimi i Ambasadës

“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën”, shkruhet në këtë postim.

Bushati: Ambasada e SHBA ndihet fajtore për reformën në drejtësi, Tahiri një nga margaritarët e kurorës së këtij zhgënjimi

Analisti Andi Bushati ka komentuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 situatën në vend dhe zhvillimet e fundit. Ai e ka nisur me deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë, në lidhje me proceset ndaj personazheve të botës së krimit por edhe ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Lajmi i këtij njoftimi të ambasadës është përmendja e Saimir Tahirit. Në qoftë se në çdo vend normal një ambasadë do bënte një paralajmërim me emra do ishte jo normale. Ambasada amerikane me sa duket po ndihet 50% fajtore sepse është autorja protektorja e reformës në drejtësi. Një reformë që po ngjall zhgënjim tek shqiptarët. Rasti i Saimir Tahirit është një nga margaritarët e kurorës së këtij zhgënjimi”, deklaroi Bushati.

Ai tha se ‘SHBA me atë që ka bërë me reformën në drejtësi kanë bërë më shumë keq’. “Dëshmia tjetër është një prokurori e kapur. Ambasada amerikane këtu nuk sheh që po bën drejtësi por sheh se po i rrënohet e gjithë ngrehina që me mjete propagande ka mbështetur për 3 vjet me radhë. Pritej të sillte diçka të mirë por po sjell më shumë dëme se sa të mira”, u shpreh ai.

Por mbajti të hapur dyshimin se pikërisht ky dështim mund të sjellë dhe “koka turku”.

“Situata e kanosjes së dështimit të reformës në drejtësi e përmban në vetvete dhe rrezikun që thoni ju për koka turku. Unë nuk i di çështjet e drejtësisë dhe dosjet por politikisht Saimir Tahiri është i fajshëm. Pastaj se ç’janë në dosje i di drejtësia”, tha Bushati.

Ai foli dhe për dekretimin e Sandër Lleshit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta si ministër i Brendshëm.

“Nëse ngërçi ishte vetëm çështja e statusit ushtarak pse Ilir Meta duhet të ngrinte gjithë atë furtunë në gotë dhe të thoshte vetëm se do të fliste me parlamentin në mënyrë të fshehtë?
Pse të thoshte se s’do ta lëmë Ramën të bëhet sekretar i parë? Motivet që e çuan Ilir Metën ta bymejë këtë histori janë të pabesueshme”, u shpreh Bushati.

I pyetur se nëse ka qenë shah kush fitoi, analisti tha: “Për mua kanë fituar të dyja palët. Rama fitoi Lleshin, Meta diçka tjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura