AUDIO/ “Aman mos na bjer më në qafë, po na sulmojnë keq fare”, PD nxjerr përgjimet e vëllait të Xhafajt: Si e bën trafikun e drogës

May 14, 2018 | 22:43
SHPËRNDAJE

Ashtu si edhe kishte njoftuar per publikimin e fakteve tronditese, PD ka publikuar sot një audiomesazh përgjimi mes vëllait të ministrit të Brendshëm, Xhafajt dhe nje personi, i quajtur bashkepunetori X.

Ne audion e publikuar sot nga selia e PD-se, vellai i Xhafajt, Agroni, sipas deputetit demokrat, Ervin Salianji, eshte pergjuar teksa i pergjigjet ne telefon, me numrin e tij celular, me nje person tjeter, i cili i drejtohet atij per ndihme. I kerkon t’i siguroje ngarkesen me kanabis.

Biseda

Trafikanti – Erdha për të bërë atë rrugën
• Agron Xhafaj – trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë

Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain
• Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
• Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet

aggr agron pergjimi i vellait te xhafajt agron 1 xhafajj saveee

Fjala e Alibeajt 

TRE FAKTET KUNDËR MINISTRIT TË BRENDSHËM FATMIR XHAFAJ

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.

Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

1. Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg, sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm:

• Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt
• Për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri
• Për arrestimin dhe burgosjen e tij.

2. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.

3. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Fjala e Salianjit 

II. AGRON XHAFAJ, VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM VAZHDON TRAFIKUN E DROGËS

Me 7 Tetor 2010 Fatmir Xhafaj deklaroi se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negativ përballë ligjit”.

Kjo është gënjeshtër.

Kjo është e pamundur përsa kohë Fatmir Xhafaj siguron nga posti i tij që Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg nga dënimi dhe të vazhdojë të jetojë me paratë e drogës, pasuri e cila nuk është sekuestruar sic kërkon ligji Antimafia.

Dje e pyetëm Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj:

A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës?

Kanë kaluar 24 orë dhe Fatmir Xhafaj nuk ka kthyer përgjigje.

Ne i dimë arsyet përse ai hesht. Arsyet janë se i vëllai i Ministrit të Brendshëm nuk bën një jetë normale, siç garanton Fatmir Xhafaj.

Ai është një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri, që drejton dhe koordinon një grup kriminal me bazë në qytetin e Vlorës.

Partia Demokratike publikon sot një material audio që tregon se Agron Xhafaj e kryen aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës edhe gjatë kohës që vëllai drejton Ministrinë e Brendshme.

Ndjekim materialin.
[PUBLIKOHET VIDEO]

Ta ndjekim edhe njëherë.

[RI-PUBLIKOHET VIDEO]

III. Qëndrim përmbyllës

Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti.

Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës:

Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës.

Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar.
6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura