Aktivizohet një vatër zjarri në Nikël, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Rrezikohen banesat!

Aug 7, 2022 | 22:16
SHPËRNDAJE

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Niklës, duke rrezikuar dhe banesat e fshatit.

zjarr naten

Sipas News 24 dyshohet se zjarri në Nikël është vendosur në mënyrë të qëllimshme.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërkohë që forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Pritet puna e grupit hetimor për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit dhe identifikimin e personave nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura