Aksion për kapjen e një personi shumë të kërkuar në Shijak, ja kush u arrestua. Ngjarja ku është përfshirë

Jul 4, 2020 | 9:06
SHPËRNDAJE

Aksion policor në Shijak, arrestohet një person i shpallur në kërkim.

policia-naten-644x450

Korespondenti i Panorama bën me dije se i arrestuari ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan të shumëkërkuarin, Alvaro Jashari.

Ai akuzohet se ka plagosur shtetasin Henri Isai. Ngjarja ka ndodhur më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi.

Asokohe Policia në një njoftim paraprak raportonte se, “në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Henri Isai, 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura