Aksidenti tragjik me dy viktima, arrestohet shoferi i “Audi”-t. Policia jep detajet

Dec 23, 2019 | 8:52
SHPËRNDAJE

Arrestohet 25-vjecari qe ishte ne timonin e makines tip “Audi”, qe perplasi nje motociklete dhe per pasoje mbeten te vdekur dy persona. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin  A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

policia-2

Sipas policise, arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.

NJOFTIMI 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J.T., 28 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe L.T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura