VIDEO/ Aksidenti ku u përfshi makina e eskortës së Berishës, policia e Lezhës sqaron dinamikën, ja çfarë ndodh me drejtuesin e Benz-it që shkaktoi përplasjen

Nov 27, 2021 | 9:59
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka reaguar me një njoftim për mediat mëngjesin e sotëm duke dhënë detaje të reja për dinamikën e aksidentit ku u përfshi të premten mbrëma makina e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas bluve, ka nisur procedim penal ndaj 24 vjeçarit nga Prishtina që ishte duke drejtuar automjetin tip “Benz ” dhe “ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit Sali Berisha”.

” Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë”, raporton policia.

Mësohet se nga përplasja kanë marrë dëmtime të lehta tre persona.

NJOFTIMI

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura