Udhëtonte me familjen, vdes në aksident vajza 6-vjeçe. (foto)

Sep 7, 2018 | 21:39
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Has ku janë përplasur 2 automjete dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një vajzë 6-vjeçare.

WhatsApp Image 2018-09-07 at 17.34.32

Mësohet se janë përplasur dy makina tip “Volkswagen Golf”, një me targa të Kosovës dhe një tjetër me targa shqiptare.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

“Në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë. Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe”, njoftoi Policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura