VIDEO/ Aksidenti me një të vdekur, pamje nga përplasja e dy makinave. Emri

Aug 20, 2018 | 20:20
SHPËRNDAJE

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Siç raporton “News 24”, viktima është Behar Malka, 48 vjeç. Në aksidentin e ndodhur në hyrje të qytetit të Tepelenës janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë. Malka humbi jetën në spitalin e Gjirokastrës.

Video e publikuar nga “Ora News”

Nga pamjet e makinave pas aksidentit, duket se të dyja mjetet “Benz-i” e “Audi”, kanë pësuar dëme të konsuderueshme në pjesën e parakolpit. Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik të rënduar.

Njoftimi paraprak i Policisë për ngjarjen:

Njoftohemi se në aksin rrugor Tepelenë–Uji Ftohtë, në vendin e quajtur Luzat ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete.

Automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 363 CV,  me drejtejtues shtetasin B.M, 48 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin tip “Audi”,  me targa EBEFT 101, me drejtues shtetasin F.T, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B.M si pasojë e dëmtimeve të marra ka nderuar jetë në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura