Aksident në Tiranë, plagoset 25-vjeçari

Jun 23, 2018 | 21:29
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:40, në Paskuqan, ku një mjet tip “Volkswagen” me targë AA 576 OH, me drejtues shtetasin G. P., ka aksidentuar këmbësorin E. R., rreth 25 vjeç.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura