Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin. E nisin urgjent në spital

Sep 24, 2020 | 19:34
SHPËRNDAJE

Nje kalimtar eshte perplasur nga nje makine teksa ka qene duke ecur ne bulevardin “Bajram Curri”, ne Tirane.aksident1

Aksidenti ka ndodhur rreth  orës 19:10 dhe sipas policise, mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 75 vjeç.

Ai eshte dërguar menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve, nderkohe qe policia po kryen hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.09.2020, rreth orës 19:10, tek bulevardi “Bajram Curri” mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidetifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura