Aksident i rëndë në autostradë, humb jetën një person. Arrestohet shoferi

Aug 28, 2018 | 17:55
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës ku ka humbur jetën një person

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Sabah Maçi, 25 vjeç, lindur në Has dhe banues në Angli.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:40 në autostradën Durrës-Tiranë, ku 25-vjeçari që ishte kthyer nga Anglia, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N.R., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B.Ll.

Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi i huaj  N. R., ndërsa drejtuesi Sabah Maçi, ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura