Makina përplaset me motorin në aksin Vlorë-Llakatund, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital! Policia nis hetimet

Jun 26, 2022 | 9:50
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.

Sipas policisë një automjet ka përplasur një motor ku po udhëtonte një i moshuar i moshës 69-vjeçare me iniciale R.H.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura