EMRI/ Aksident me vdekje në Shkodër, humb jetën një grua, Policia jep detajet: Drejtuesi i mjetit …

Jan 29, 2020 | 15:57
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar në në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, rreth orës 15:00.

aksident vrion

Mësohet se automjeti drejtohej nga Gjergj Durgaj, i cili ka humbur kontrollin, e për pasojë ai mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën bashkëshortja tij, Gjystina Durgaj.

Në vendngjarje ka shkuar policia  me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër,

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura