Aksident me vdekje në Durrës, treni përplas një person

Sep 13, 2017 | 16:29
SHPËRNDAJE

Aksidentohet për vdekje nga treni një person në Durrës. Ngjarja ka ndodhur orën 15:30 në vendin e quajtur Sallmone, ku sipas bluve, viktimë ka mbetur shtetasi F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

tren

Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, viktima është përplasur te nënkalimi hekurudhor nga treni i linjës Durrës – Vorë.

Fatkeqësisht 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Mashinisti u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura