EMRI/ Motori përplaset me shtyllën, humb jetën 56-vjeçari në Kavajë

Aug 31, 2018 | 21:38
SHPËRNDAJE

Një 56-vjeçar ka humbur jetën në një aksidnet të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gosë të Kavjës. Mësohet se viktima është Shpëtim Memishaj.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, 56-vjeccari lëvizte me një motoçikletë që është përplasur me një tabelë në anë të rrugës. Përplasje që rezultoi fatalë për Memishajn, i cili nuk arriti të mbijetojë.

“Më datë 31.08.2018, rreth orës 21:00, në Gosë të Kavajës, shtetasi SH.M., rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motor, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Tiranës, lidhur me ngjarjen.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura