Aksidenti në superstradën Lezhë- Milot, policia jep detajet e para. Të plagosurit drejt Traumës

Feb 7, 2020 | 10:46
SHPËRNDAJE

auto_auto_auto_peje-nje-i-vdekur-ne-aksident-trafiku

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në superstradën Lezhë- Milot.

Në afërsi të kryqezimit të Shënkollit janë perplasur dy automjete.

Për pasojë dy të rinj kanë mbetur të plagosur, konfirmoi policia.

Ata janë transportuar në spitalin e Lezhës e më pas drejt atij të Traumës në kryeqytet. Policia ne vendngjarje po heton per shkaqet e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Matit, automjeti me drejtues shtetasin K.F. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F.K.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime 2 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në mjetin me drejtues F.K., të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura