Aksident i trefishtë në hyrje të Lezhës, plagosen tre persona. Një grua në gjendje të rëndë

Jul 8, 2020 | 20:38
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar pak më parë në hyrje të qytetit të Lezhës.

pjimage - 2020-07-08T204211.639

“Panorama” mëson se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, çifti që ishte duke udhëtuar me motor dhe një këmbësore.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe gruaja që ishte duke udhëtuar me burrin me motor, raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, që është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Mësohet se nga aksidenti është krijuar trafik i rënduar përgjatë superstradës dhe në hyrje të qytetit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura