EMRI/ Aksident i rëndë në Vlorë, 27-vjeçari përplas për vdekje një këmbësor

Oct 17, 2018 | 19:23
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person rreth moshës 70-vjeçare.

Sipas policisë së Vlorës, rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit ka ndodhur një aksident rrugorë me pasojë.

Automjeti tip BMV me targë AA 708 OU, ka përplasur një këmbësor të moshuar, i identifikuar si Guri Maliqi, 83 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.dc7cfb37-bb46-4775-a743-69d

Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, po shoqërohet në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

vlore-1 vlore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura