Aksident i rëndë në Qafën e Muzinës, raportohet për tre të plagosur pasi makina doli nga rruga

Jun 28, 2022 | 15:26
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, ku si pasojë e daljes nga rruga e një automjeti kanë mbetur të plagosur tre persona.

qafa e muzines

Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. M., 51 vjeç, si dhe dy pasagjerët, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura