Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën 23-vjeçari. E përplasi makina

Aug 7, 2020 | 13:26
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç.

67081856_914220542246434_8479243101414621184_o

Një 23-vjeçar, duke ecur në këmbë është përplasur nga një makinë.

Për pasojë, i riu nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër.

Memaliaj/ Informacion paraprak.

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. C.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura