EMRI/ Aksidenti në Kukës, humb jetën një nga të plagosurit, arrestohet italiani

Aug 26, 2018 | 15:35
SHPËRNDAJE

UPDATE/  Një i ri, i mbetur i plagosur në aksidentin e ndodhur këtë të premte në Kukës, ka ndërruar jetë. Burime nga policia lokale thanë se 27-vjeçari Gëzim Gjana ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku u transportua pas aksidentit. Rreth orës 8 të kësaj të shtunë, mjekët konstatuan se zemra e të riut u ndal.

Një italian, drejtuesi i një prej mjeteve të përfshirë në incident akuzohet se ka qenë shkaktar i përplasjes. A.C. 35 vjeç banues në Itali, është vënë në masën e arrestit nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa materialet tashmë i janë referuar Prokurorisë së Rrethit, thanë burime zyrtare nga policia.

Aksidenti

Rreth mesditës së të premtes, te vendi i quajtur “Mbikalimi i Gostilit” në aksin rrugor Kukës-Bicaj, mjeti tip “Ford” i drejtuar prej italianit, është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen’, që drejtohej nga 61-vjeçari Q.Gj. me pasagjerë familjarë të tij, të tre banues në fshatin Bushat të Kukësit.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët: 35-vjeçarja S.G.j, bashkëshortja e 61-vjeçarit, shoferit të Volkswagen-it dhe Gëzim Gjana. Edhe ai pasagjer në mjetin Volkswagen.

Pas aksidentit, të plagosurit u transportuan në spitalin Rajonal. Aty, mjekët konstatuan gjendjen e rëndë të 27-vjeçarit, i cili u transportua më pas në Tiranë për mjekim të specializuar, por nuk arriti të mbijetojë.

***

24/08/2017 – Aksident i rëndë në Kukës, plagosen burrë e grua dhe dy persona të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kukës, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në mesditë, në aksin Kukës-Peshkopi, në vendin e quajtur  mbikalimi i Gostilit, afër aeroportit.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura