Aksident i rëndë me një të plagosur, makina del nga rruga. Duhej ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin nga mjeti

Jun 25, 2022 | 14:17
SHPËRNDAJE

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën në Maliq. Policia konfirmoi se kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Burimet thanë për Panorama se drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë me dëmtime të shumta në trup.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin nga makina. Raportohet se gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2022, rreth orës 13:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi I. C., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura