Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë, pasditen e sotme.

Policia njofton se në fshatin “Gurrëz e vogël”, një makinë tip “Reno” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi dhe pasagjeri.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© Panorama.al
Comments are closed.