Aksident i rëndë, makina bie në kanal, vdes në vend shoferi

Aug 10, 2020 | 12:57
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mesditë në Orikum.

aksidenti orikum

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, e për pasojë, shoferi ka humbur jetën në vend.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura