Aksident i rëndë, humb jetën një person, plagosen tre të tjerë

Jan 24, 2020 | 17:03
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pishkash, në aksin Prrenjas-Librazhd.

aksidenti piraj2

Si pasojë e përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura