Aksident i rëndë në Shkodër, fëmija në luftë me vdekjen

Sep 21, 2018 | 20:00
SHPËRNDAJE

Një fëmijë është plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Shkodër. Ai është transportuar në spitalin rajonal dhe sipas bluzave të bardha ndodhet në gjejë të rëndë shëndetësore.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se: rreth orës 18.00, është marrë njoftimi se në rrugën e Draçinit, në unazë lindore, lagje “10 Korriku”, shtetasi Malazez A.D. 24 vjeç, në drejtimin e mjetit tip Volvo, me targë RO AN 723, ka aksidentuar fëmijën N.U. 9 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”. Ky i fundit ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rendë.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura