Aksident gjatë punës tek pallati në ndërtim, punëtori niset urgjent në spital

Feb 10, 2020 | 12:06
SHPËRNDAJE

Nje punetor eshte aksidentuar ne pune e siper ne nje pallat ne ndertim ne kryeqytet.

ambulance

Policia e Tiranes ne informacionin paraprak per ngjarjen ben me dije se aksidenti ne pune ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën ” Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri.

“Shtetasit Xh.D ., 41 vjeç, punetor, i ka rënë një gur në trup, i cili është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, me datë 10.02.2020, rreth orës 11:35, në rrugën ” Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri, shtetasit Xh.D ., 41 vjeç , puntor, i ka rënë një gur në trup, i cili është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura