Aksident në Fushë-Krujë – Laç/ Përplaset nga makina, humb jetën këmbësori

Nov 6, 2018 | 22:59
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Fushë-Krujë – Laç.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Viktima është Murat Zani, rreth 70 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, ai ishte duke ecur në rrugë kur është përplasur nga një automjet. Më pas u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura