Tiranë/ Adoleshenti aksidenton 43-vjeçarin që lëvizte me motor, një makinë përplaset me tabelën dhe plagoset një grua. Detajet e policisë

Sep 21, 2020 | 15:00
SHPËRNDAJE

Një 19-vjeçar ka aksidentuar një 43-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me motor, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

policia-tirane

Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se i aksidentuari është shtetasi D.S., 43 vjeç, ndërsa autori i ngjarjes K.H., 19 vjeç.

Informacione paraprake

Me date 21.09.2020, rreth orës 12:00, në lagjen “Ali Demi”, mjeti me drejtues shtetasin K.H., 19 vjeç ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues shtetasin D.S., 43 vjeç,  i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu një tjetër ngjare ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Brrylit, në Tiranë.

Një makinë është përplasur me një shtyllë dhe për pasojë është dëmtuar një grua e cila ishte duke kaluar në këmbë. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me date 21.09.2020, rreth orës 12:20, tek “Brryli”, një mjet  ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tabelë, ku si pasojë tabela është shkëputur dhe ka dëmtuar një kalimtare e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura