A do të japë dorëheqjen nga detyra i Presidentit për të marrë ‘karrige’ në Qeveri? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Sep 18, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë aludimet se ai pas zgjedhjeve të 25 prillit do japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar që do krijojë opozita në rast fitoreje.

 

 

Por Meta tha se do i qëndroj premtimit që ka dhënë se do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës deri në fund të mandatit të tij, që përfundon deri në 24 korrik të vitit 2022.

“Dua t’ju siguroj, pa hyrë në përpjekje për të tërhequr vëmendjen, nga garantimi i zgjedhjeve të lira, ju them se në të gjitha rastet, unë premtimin që kam bërë deri në 24 korrik 2022 do të jetë këshjellë e pamposhtur, këtë do ta mbaj dhe në të gjitha mënyrat.

Për këtë institucion duhet jenë të qetë. Por ky nuk është problem i vetë. Gjatë këtyre viteve ka mbrojtur kushtetutën. Këtë premtim do e mbaj në të gjitha mënyrat!”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura