Harta e shpërndarjes/ 9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, ja numri total i të prekurve

Mar 16, 2020 | 18:40
SHPËRNDAJE

Shifrat 16 mars- 51 te infektuar

Shkon në 51 raste numri i te prekurve me koronavirus ne Shqiperi. Ministria e Shendetesise beri me dije se ne 24 oret e fundit jane gjurmuar 9 raste te reja.

Nderkohe, mesohet se jane testuar pozitiv 4 mjeke te spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në vijim të punës së kujdesshme dhe profesioniste të bërë nga ISHP dhe njësitë e kujdesit vendor, për identifikimin dhe gjurmimin e rasteve, në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste“:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli i ka bere nje thirrje te vecante te moshuarve mbi moshen 70 vjeçare te qendrojne ne shtepi dhe te mos dalin, por jo vetem, edhe qytetaret e tjere te respektojne rregullat dhe kufizimet e vendosura nga qeveria.

CoronaVirus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura