36-vjeçari tenton t’i japë fund jetës në banesën e vjehrrit. Si është gjendja e tij shëndetësore

Sep 25, 2020 | 9:32
SHPËRNDAJE

Një 36-vjeçar nga Tirana ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëvrarë me thikë. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Patos, në shtëpinë e vjehrrit të tij.

ambulanca“Sot rreth 08:30, në Patos, në banesën e vjehrrit të tij, shtetasit S. A., dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi T. J., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Sptalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura