U largua nga banesa pak ditë më parë, 28 vjeçari gjendet i vdekur. Policia dyshon se…

Dec 8, 2019 | 9:37
SHPËRNDAJE

Një 28 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në orët e vona të mbrëmjes së shkuar.

ambulance

Policia banë me dije se i ndjeri është gjetur pranë një kanali vaditës në afërsi të banesës së tij në fshatin Kullaj të Shkodrës. Ai ishte larguar disa ditë më parë nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është  gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte  larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni.

Nga këqyrja paraprake  nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura