DETAJE/ Arrestimi i “Babales”, si u vu në pranga në qendrën e azilit

Oct 11, 2018 | 17:45
SHPËRNDAJE

Albert Veliu është arrestuar në Kosovë për llogari të autoriteteve shqiptare.

albert veliu

Arrestimi

Sipas mediave në Kosovë, Veliu u vu në pranga sot në Prishtinë. I njohur si “Babalja”, Albert Veliu është arrestuar në qendrën e azilit në Prishtinë dhe u dërgua në paraburgim, sipas të njëjtave burime.

Akuzat

Pak ditë më parë, ndaj Veliut, të njohur edhe si “Babalja”, është vendosur masa e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë. Organi i akuzës e akuzon Albert Veliun për veprat penale “Kallëzimi i rremë” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafik droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërsa akuza e dytë me kalimin e “Babales” nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të jashtëligjshme.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura