Lajla Përnaska ironizon sërish: Në 2009 bëmë komunikim të hapur, jo si tani me forma rrumbullak e drejtkëndësh

May 28, 2015 | 10:49
SHPËRNDAJE

Pas ironive për formën e sheshit Skënderbej, ish deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska tani merret me fushatën që po bën Partia Demokratike.

Përnaska ne fushate ne 2009

Në një status në faqen e saj në facebook ajo ironizon tani jo vetëm fushatën e kryetarit të PD-së Basha, por edhe atë të kandidatit demokrat në Tiranë, Halim Kosova.

Postimi i Përnaskës

2009-NJESIA 2 TIRANE! Standart fushate zgjedhore, sipas MODELIT TIM: Komunikim i hapur , intensiv, i drejtperdrejt me njerezit,ne cdo rruge, rrugice, dere me dere, non stop! Pa formate te strukturuara te tipit “rrumbullak ” a “drejtkendesh” qofshin, apo montazhe ne studiot partiake! MIRENJOHJE E THELLE per banoret e lagjes sime, Njesia 2, qe me kane mbeshtetur ne fushatat e mia 2005, 2009, nga ku kemi dale faqebardhe.Uroj te kem qene perfaqesuese e tyre, ashtu sic e meriton ky komunitet i mrekullueshem nga Sauku-Sanatoriumi-Depo Ujit-Qyteti Studenti-Rruga Elbasanit- Shkolla Baletit- Tregu Elektrik-Pazari i Ri- Mulliri i Vjeter- Shk “Ismail Qemali”,Rr.Hoxha Tahsim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura