Lady Gaga fotografohet si rrallëherë me të dashurin, këngëtarja shfaqet në super formë me bikini

Jun 28, 2022 | 10:36
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Lady Gaga dukej në super formë teksa u fotografua me bikini të zeza  të shtunën teksa shijonte një mëngjes me të dashurin Michael Polansky përpara performancës së saj në dasmën e miliarderit Alan Howard me kuzhinieren Caroline Byron.

Këngëtarja 36-vjeçare dukej sensacionale teksa shijonte rrezet e diellit në mëngjes në tarracën e Villa Bonomi, e cila është në pronësi të stilistit Vincenzo Dascanio. Krijuesja e hitit ‘Born This Way’ sigurisht e shfrytëzoi maksimalisht kohën e saj të pushimit teksa shijoi një filxhan kafe me të dashurin e saj sipërmarrës, përpara se të dilte më vonë në skenën ‘Villa Olmo’ në Como.

Lady Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta dukej në formë të shkëlqyer teksa shfaqte këmbët e saj të tonifikuara. Ylli i kishte kapur flokët e saj topuz ndërsa mbante një palë syze dielli të errëta.  Ndërkohë, Michael u shfaq me një bluzë me kapuç gri dhe pantallona të shkurtra të bardha.

Gaga dhe Michael filluan të takoheshin në fund të vitit 2019, por këngëtarja e ‘Pokerface’ nuk e pranoi publike romancën e tyre deri në shkurt 2020.

Të dielën, këngëtarja u ngjit në skenë në dasmë, duke mahnitur të ftuarit me një fustan të zbukuruar me diamante me një dekolte kryq dhe një të çarë te njëra këmbë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura